Gjithnjë është quajtur ‘çmenduri’, biseda që bën me veten, mund të ketë avantazhet e veta.
Bisedën me veten e kemi lidhur, në mënyrë të gabuar me çmendurinë dhe anormalen.
Kemi krijuar idenë se gjuha shërben për të komunikuar me të tjerët dhe kur biseda nuk i drejtohet dikujt, është shenjë e problemeve mendore.
E pra, secili nga ne e bën një gë të tillë kur jemi vetëm dhe nuk kemi njerëz të tjerë rreth e rrotull që mund të na dëgjojnë.
Të flasësh me veten, nuk është shenjë e vetmisë apo e faktit se nuk kemi miq. Për shumë njerëz është një mënyrë për t’u organizuar apo për të qartësuar idetë. Sa më ekstrovers të jetë personi, aq më të shpeshta i ka dialogjet e brendshme me zë të lartë.
Sipas psikologes Isabel Larraburu, njerëzit që shprehin së jashtmi idetë e tyre dhe gjendjen shpirtërore, kanë nevojë për më shumë stimuj ndjeshmërie për të arritur ekuilibrin ndërpersonal.
Nëse përballen me izolimin apo vetminë, mund të ndërtojnë një ambjent të tyrin duke folur me veten, me kafshët apo bimët.
Të flasësh me vete është normale:
Në psikologji, të flasësh me veten është quajtur: bisedë drejtuar vetes, bisedë private, ose bisedë egocentrike, kur zhvillohet tek fëmijët.
Sipas Lev Vygotsky (1962), specialist në psikologjinë e zhvillimit, ky lloj bisedimi bën pjesë në një proces të natyrshëm.
Një ndër aspektet që mbase bën dallimin e fëmijëve nga të rriturit, nuk është prezenca apo mungesa e këtij lloji dialogu, por me kalimin e kohës, normalisht biseda me veten reduktohet dhe shndërrohet në një bisedë të brendshme apo një mendim verbal, që zakonisht përfshin pëshpëritjet apo fjalët e belbëzuara, në vend të atyre me zë të lartë.
Shkenca na ka ndihmuar gjithmonë me kërkimet e saj për të mos e quajtur më veten të ‘çmendur’ dhe për të duartrokitur ‘çuditë’ që bëjmë. Ja në cilat konkluzione ka arritur shkenca:
Përse është shenjë e mirë të flasësh me veten?
Për shkak të faktit se gjuha ndihmon në mirëkuptim, fjala ka avantazhet e saj dhe efektet pozitive, ndaj ky akt që shihet si diçka jo e mirë, ndihmon njerëzit të organizojnë më mirë idetë e tyre dhe madje të transformojnë informacionet që u vijnë.
Ky lloj monologu bëhet gjuha e brendshme që lejon përpunimin sa më të mirë të të dhënave.