Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës Arianit Jakupi, thotë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të blejnë barna për të bërë rezerva, në këtë situatë krize ekonomike e të sigurisë.
Jakupi thotë se Cqë të krijohen stoqe të volitshme, të cilat nuk do ndikojnë as në çmim.
Ai tha për Klan Kosova, se nuk ka nevojë të blihen as barnat kundër ndonjë rrezatimi, pasi efektet e tyre, nuk mbrojnë të gjitha pjesët e trupit, në rast të ndonjë sulmi të rëndë sigurie.
I njëjti, foli edhe për botimin më të ri të Regjistrit të Barnave, që u promovua me 7 mars.
Sipas Jakupit, i njëjti botim, që ka rreth 750 faqe, ka përshkrim të detajuar për 817 lloje të barnave, sa janë tërësisht në Kosovë.
“I njëjti regjistër, do të shpërndahet falas nëpër të gjitha barnatoret, e qendrat mjekësore, me të cilin, më pas do asistohen profesionistët shëndetësor. Bashkë me Regjistrin e barnave, është botuar edhe Revista Farmaceutike, që ka të bëjë me Sigurinë e Produkteve Medicinale”, tha ai.