Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Moti sot, ftohtë dhe reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë kësaj jave, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit.

IHK njofton se në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Kushtet bio-meteorologjike janë shumë të favorshme, sepse këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e jetës, si në shëndet, mbushjen e liqeneve akumuluese, krijimin e rezervave të ujit për fushën e bujqësisë dhe gjithsesi ky mot ka ndikuar pozitivisht edhe në cilësinë e ajrit, pasi që parametri i presionit është nën vlerat e normales dhe prezenca e erës me intensitet të ndryshueshëm ishte kudo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë