Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
7 marsi – Dita e Mësuesve dhe Mësueseve

Dita e Mësuesit, është një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ditë e cila u kushtohet mësuesëve të parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Me rastin e kësaj dite, do të përurohet pllaka në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, ku gjatë viteve 1991-1998 u zhvillua procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Arbërie Nagavci.

Po ashtu Kurti dhe Nagavci do të vizitojnë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, ndërsa manifestimi kryesor për nder të 7 Marsit, ku do të ndahet çmimi “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani

Youtube

Arkiva

Kategoritë