Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të borës

Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë javës së ardhshme, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6 deri minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

“Kushtet biometeorologjike janë shumë të favorshme, pasi këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e jetës, si në shëndet, mbushjen e liqeneve akumuluese, krijimin e rezervave të ujit për fushën e bujqësisë dhe në cilësinë e ajrit, pasi që parametri i presionit është nën vlerat e normales dhe prezenca e erës me intensitet të ndryshueshëm ishte kudo”, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë