Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
MSH së shpejti do të propozojë lehtësimin e masave antiCOVID

Ministria e Shëndetësisë ditëve në vijim pritet të propozojë lehtësimin e masave antiCOVID.

Siç ka mësuar Telegrafi, Ministria e Shëndetësisë pritet të propozojë largimin e orës policore e po ashtu do të lejohen së funksionuari edhe klubet e natës.

Lehtësimi i masave pritet të ndodhë pasi në vend ka pasur rënie të personave të infektuar me COVID-19, ku brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 81 raste të reja.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.812.571 doza të vaksinës, deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse janë dhënë 97.340 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Qeveria e Kosovës kishte ashpërsuar masat më datën 5 shkurt, ku pas orës 24:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Po ashtu, kufizime ka pasur edhe në sektorin e gastronomisë, ku ky sektor nuk është lejuar së vepruari pas orës 23:00. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë