Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryhet një operacion i ndërlikuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i ndërlikuar.

Sipas ShSKUK ky operacion është kryer për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, te një paciente e moshës 21 vjeçare.

“Për shkak të çrregullimeve abdominale, të lindura me to, pacientja e kishte kryer jashtëqitjen përmes organit gjenital.Operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipës operatore, gjersa pacienti është në gjendje stabile shendetësore.”, thuhet nga ShSKUK

Me tutje ShSKUK shpejgoi se ky intervenim është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, sepse zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë