Shkruar nga: Albina Selmanaj
Shkronjat e gjata tre metra të ngjyrosura me një të verdhë të ndezur morën vëmendjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, në momentin më të rëndësishëm, momentin kur luftën për liri e fituan me 17 shkurt të vitit 2008.
Është ky monumenti “NEWBORN” i cili u zbulua para Pallatit të Rinisë në kryeqytetin e Prishtinës, në natën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për tu nënshkruar më pas nga më shumë se 150 mijë njerëz. Nënshkrime këto të cilat do të mbeten aty bashkë me emocionet dhe lotët e gëzimit të asaj nate.
2013
“NewBorn” që në shqip e ka kuptimin e diçkaje “të posalindur”, u bë objekti me të cilin Kosova do të njihej përtej kufijëve. Ky monument tani mbante në vete histori, e që kjo histori të vazhdonte krijuesi i tij Fisnik Ismaili, vendosi që për herë të parë të ia ndryshonte pamjen në vitin 2013, duke i mbuluar kështu 7 shkronjat me flamujt e shteteve që deri atë vit kishin njohur pavarësinë e Kosovës.
2014
Një vit më vonë monumenti “Newborn” u vesh me uniformat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të NATO-s. Në shenjë falendërimi për ndihmën që i dha NATO, Kosovës për çlirim.
2015
Ndërkaq varianti i vitit 2015 iu kushtua kujtimit të Newborn-it të parë duke lënë kështu qytetarët të shpreheshin lirshëm me markera mbi të, në dallim prej shkronjës “E” e cila mbeti e zezë që të simbolizonte emigrimin masiv të qytetarëve në atë vit.
2016
Me moton “Izolimi”, Newborn në vitin 2016 do të merrte pamjen e një qielli të mbuluar më re mirëpo do u rrethohej me tela me xhemba, të cilët tregonin për pamundësinë e Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian, si dhe çështjen globale të refugjatëve.
2017
Ndërtimi i murëve nëpër botë e vecanarisht ai i Mitrovices së Veriut i cili ndau pjesën tjetër të këtij qyteti, bëri që ky monument të i kushtohej kësaj ngjarje dhe momenteve të njejta që kishin ndodhur në botë. Derisa një pjesë e madhe e strukturës qëndronte e ngritur, e ngjyrosur si mur, shkronjat “N” dhe “W” u shtruan përtokë, duke qëndruar horizontalisht dhe formulonin fjalën “No Walls”, që në shqip kishte kuptimin “Jo Mure”.
2018
Tani më shteti i Kosovës shënoi dekaden e parë që nga shpallja e pavarësisë, numri 10 tani ishte pjesë e monumentit Newborn, tek i cili në vend të shkronjës “B”, u vendos numri “1” për të marrë pamjen “ NEW10RN”. Numri 10 u dallua me ngjyrën prej ari, ndërkaq shkronjat e tjera kishin ngjyrë të arxhendtë.
2019
Si pasojë e gjendjes alaramante të ajrit në Prishtinë, këtë vit Newbron-i do t’i dedikohej mbrojtjës së tokës, vit ky i cili kishte ngrohjen globale si çështjen më të përfolur.
2020
I rrethuar me përjetimet e grave që ishin viktima të dhunës seksuale gjatë viteve të luftës në Kosovë, Newborn-i përcillte mesazhin e shumë grave që kishin marrë forcat e tyre që të flisnin, në mënyrë që tu japnin sa do pak shtytje edhe grave tjera që ende nuk ishin të gatshme ta ndanin historinë e tyre.
2021
Newborn-i, i vitit 2021 u mbulua me pëllëmbët e duarve të qytetarëve të Kosovës, ngjyra e të cilave ishte njëra nga ngjyrat e Ushtrisë së Kosovës, duke përcjellë kështu përkrahjen e tyre për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo për shkak se gjatë këtij viti Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Të gjithë ata ende ndodhen në paraburgim në Hagë.
2022
17 shkurt 2022, përvjetori i 14 i Kosovës si shtet, ky vit do të njihet si viti i grave të Kosovës, suksesi i të cilave u përcoll në sport, muzikë dhe film.
Newborni i 11 u kushtohet edhe grave që vazhdojnë të abuzohen e vriten në shtëpi para familjarëve të tyre.
“FREEWINGS”/ Familjajonë