E gdhendur mbi idealet e thurura në kokat e secilit që lirinë e mendonte si vlerë qenësore të jetesës, ndërsa pavarësinë si kulmin e përpjekjeve dhe pasojë të lirisë, Kosova ndryshoi përgjatë ecurisë së saj 14-vjecare.
Megjithëse ëndërrimet, së bashku me andrrallat, u sublimuan në ëndrrat më të bukura, përmbushja s’erdhi si pushim i nevojës, por si pushtim i dëshirës për t’u zhvilluar edhe më tutje në të gjitha sferat.
Sporti e arti ishin ambasadorët më të mirë që Kosova të njihej ndërkombëtarisht, andaj gëzimet që ato sollën për publikun kosovar ishin të mëdha.
3 maj, 2016 – Pranimi në UEFA
Përpjekjet e parreshtura që futbolli kosovar ta arrijë arenën evropiane u kurorëzuan pikërisht me 3 maj 2016. Simboli i futbollit kosovar si futbollist, Fadil Vokrri, tani e udhëhiqte këtë sport si kryetar federate. Sfidat që i kishte përballë ishin të mëdha, por, si një sulmues, mësoi t’i “driblonte” e “godiste” ato për ta realizuar “golin” e madh të fitorës për Kosovën – pranimin në UEFA.
Ora shënonte 13 e pak minuta. Pas fjalëve plot vrer të serbit Tomislav Karaxhic ndaj Kosovës, që për ironi thoshte që sporti s’duhet të përzihet me politikë, Kosova u pranua në UEFA me 28 vota për, 24 kundër dhe 2 të pavlefshme.
Vokrri dha gol përsëri! Kosova shpërtheu në festë. Lotët e gëzimit e shtërgimet e duarve në shenjë urimi po shpeshtoheshin. Shpresa po rritej.
Largimi i kushtit që për të qenë në familjen evropiane duhet të jesh pjesë e OKB, e lehtësoi edhe më shumë rrugën e shtetit të ri që ta cante rrugën drejt sukseseve të mëdha.
8 gusht, 2016 – Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Rio
Kosova do të përmendej për të mirë edhe në sportin e xhudos, në po të njëjtin vit (2016). Më e artë sesa vetë medalja, Majlinda Kelmendi, rrëzoi përtokë të gjitha kundërshtaret në lojërat olimpike “Rio de Janiero 2016”, për të triumfuar fuqishëm mbi të gjitha.
Në kategorinë 52 kilogramë, ajo mposhti në finale italianen, Odette Giuffrida, për t’u ngjitur aty ku e ka vendin, në podium. Me këtë fitore, Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e parë olimpike.
“Tattami” botëror tanimë po e bënte gati vendin për xhudisten më të mirë. Sukseset më s’do ndaleshin.
14 janar, 2016 – “Shok” nominohet për “Oscars”
T’i mbaje veshët mbyllur, apo t’i hapje me frikën se mos nuk do të shqiptohej fjala “Shok” – kjo ishte dilema e 14 janarit që Kosovën e ngriti për herë të parë në “zenitin” e saj në botën e filmit.
Filmi “Shok” do të nominohej për cmimin “Oskar” dhe bota do ta pranonte një rrëfim të rrallë të dy shokëve që situata e luftës së fundit në Kosovë do t’ia trazonte jetët e fatet në mes tyre.
Filmi që kishte producent Eshref Durmishin ishte prodhim kosovaro-britanik dhe u fut te kategoria e filmave të metrazhit të shkurtër.
Kosova po njihej botërisht edhe me industrinë e filmit. Aureola e shpërthimit vecse po shihej.
1 prill 2016 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim
Lëvizjet pozitive të Kosovës dhe në politikë, anipse më të ngadalshme, ishin të duhura dhe po tregonin për një fitim pjekurie të shtetit.
Më 1 prill të vitit 2016 u fuqizua edhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që kishte për bazë harmonizimin e shtetit të ri me politikat evropiane.
Kjo marrëveshje do të shërbënte si një instrument për matjen e zhvillimit politik të Kosovës, përkitazi me aspiratat e saj për integrim në BE.
Kjo marrëveshje e shndërroi Kosovën në “kandidat potencial” për integrim në BE.
2016 – Kosova – me tendencë rritjeje të korrupsionit
Përkundër sukseseve, edhe “fytyra e zbehtë” e Kosovës ishte po ashtu e dukshme.
Korrupsioni si dukuri vazhdonte të rritej në këtë vit, krahasuar me një vit më herët, për 2 për qind më shumë.
Në shtetet e Ballkanit Perëndimor, para Kosovës do të gjendeshin vetëm Bullgaria, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia.
2016 – Kosova me dy njohje të reja
Afirmimi i Kosovës si shtet do të vërehej edhe gjatë vitit 2016, ku do të regjistroheshin dy njohje të reja. Surinami dhe Singapori do ta mbyllnin ciklin e njohjeve për këtë vit, duke e cuar në 113 numrin e shteteve njohëse.
20 prill, 2017 – Majlinda Kelmendi – kampione evropiane në xhudo
Edhe shumë tapete do ta njihnin emrin e saj dhe shtetit që përfaqësonte. Majlinda Kelmendi po mishëronte patriotizmin modern dhe përulësinë ndaj punës.
Kundërshtarët atë do ta vuanin edhe në vitin 2017 kur, në Varshavë të Polonisë, do të shpallej kampione evropiane, duke lënë pas përfaqësueset e Rusisë, Zvicrës dhe Portugalisë.
Pos njohjes së Kosovës, edhe aty ku politika s’mbërriu dot, Kelmendi po e trasonte një rrugë për talentët e rinj të xhudos që po ashtu do të shkëlqenin këtë sport.
11 qershor, 2017 zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Parimi i demokracisë do ushtrim të së drejtës popullore, andaj kjo u bë shpesh nga qytetarët e Kosovës përgjatë viteve.
11 qershori i vitit 2017 nxori fitues kualicionin PDK – AAK – NISMA, përkundër Vetëvendosjes e LDK-së që dolën të dytët dhe të tretët në këto zgjedhje parlamentare.
PAN i fitoi mbi 33 për qind të votave, Vetëvendosja mbi 27 për qind dhe LDK-AKR mbi 25 për qind.
20 prill, 2017 – Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë
Përmbyllja e kampanjës evropiane në xhudo do të mbahej në mend edhe për sukseset e Nora Gjakovës, që doli e bronztë në këto gara.
Rruga tashmë ishte e qartë. Zmbrapsje nuk kishte.
Kosova dhe xhudoja ishin një binom që do të shkonin shumë edhe në të ardhmën.
14 dhjetor, 2018 – formimi i ushtrisë
Ishte njëra ndër ngjarjet më të mëdha që i ndodhi Kosovës.
Kuvendi i Kosovës miratoi përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformohej i Forca e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Ndonëse emri i FSK-së nuk pësoi ndryshime për shkak të pamundësive për ndryshime kushtetuese, ligjet e miratuara vlerësohet se i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve.
Bëhet fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Seanca atëherë filloi me një minutë heshtje për të nderuar, siç është thënë, “të gjithë ata që u vranë dhe sakrifikuan” duke dhënë kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
10 shtator, 2018 – Kosova luan ndeshjen e parë zyrtare në Prishtinë
Endja nëpër stadiume, sic duket, nuk po i bënte mirë kombëtares së re.
Shkodra e priti bujarisht, por forca e vërtetë u tregua vetëm në vatrën tonë. Entuziazmi filloi të rritej dhe njerëzit besonin shumë në potencialin e Kosovës.
20 nëntor, 2018 – Kosova përmbyll një cikël fantastik në Ligën e Kombeve
Fitorja 4-0 ndaj Azerbajxhanit e gdhendi emrin e Kosovës si të parin e grupit në Ligën e Kombeve.
Mposhtja e Maltës e Ishujve Faroe nuk ishin rastësi.
E vetmja rastësi në raport me Kosovën do të ishte momenti i “shpërthimit”.
2019, 2020, 2021
4 shtator, 2020 – Marrëveshja në Uashington Kosovë – Serbi
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Më poshtë janë pikat e përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar nga pala kosovare.
Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.
Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.
Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:
-Autostradën e paqes
-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare
-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë
-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
-Projekte shtesë dypalëshe
-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.
Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.
Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.
Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.
Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.
Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.
Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.
Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.
Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.
Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.
Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.
Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin.
1 shkurt, 2021 – Izraeli njeh zyrtarisht Kosovën
Në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020 në prani të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, u ra dakord edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.
Ky shtet do të ishte i 117-ti dhe i fundit (deri më tani) që njeh Kosovën shtet të pavarur.
22 dhjetor, 2021 – Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të parat në botë në kategoritë e tyre përkatëse
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të parat në botë në kategoritë e tyre përkatëse
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do e rikonfirmonin mbizotërimin e Kosovës në sportin e xhudos, duke u ngritur në vendin e parë në kategoritë e tyre përkatëse në përditësimin më të ri të ranglistës botërore të xhudos.
Nora Gjakova është ngritur në vendin e parë në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë -57 kilogramë për herë të parë në karrierën e saj.
29-vjeçarja i mblodhi 5880 pikë në vendin e parë, duke e kaluar xhudisten kanadeze Jessica Klimkait, e cila tani ngel e dyta me 5830 pikë.
Distria Krasniqi e ka ruajtur pozitën e parë në kategorinë e vet -48 kilogramë, në të cilën nuk do të bëjë më gara nga viti i ardhshëm, pasi ka kaluar një kategori më lartë, atë -52 kilogramë.
26-vjeçarja i ka 5920 pikë në vendin e parë, duke e lënë mbrapa mongolen Urantsetseg Munkhbat, e cila mbledh 5250 pikë.
Fitoret e të dyjave në në lojrat olimpike të po këtij viti e rikonstruktuan edhe një herë pozitën e Kosovës krah shteteve të tjera që mund t’u buzëqeshte si shenjë keqardhjeje për sundimin e ri që po vazhdonte në këtë sport.
21 dhjetor, “Zgjoi” futet në listën e ngushtë të nominimeve për “Oskars 2022”
Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.
“Zgjoi” bënte pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.
Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.
Ajo e filloi këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihej me sy të mirë.
Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.
Përkundër që s’arriti të nominohej në listën e ngushtë, “Zgjoi” do të ishte ndër filmat më të suksesshëm për Kosovën në arenën ndërkombëtare, pas filmit “Shok”.
30 shtator, 2021 – Marrëveshja për targat
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës me targa të automjeteve.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak në Bruksel të Belgjikës pati takime me negociuesit e Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të bisedimeve që vazhduan gjatë gjithë ditës së 21 shtatorit u njoftua se u arrit në një zgjidhje të krizës aktuale qoftë edhe e përkohshme.
Njoftimin e bëri zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili përfaqësonte Kosovën në Bruksel.
Refuzimi i Kosovës për të lejuar që automjetet me targa serbe të kalojnë kufirin duke filluar nga 20 shtatori dhe lëshimi i targave të përkohshme të Kosovës automjeteve që hyjnë në vend nga Serbia, shkaktoi tensione midis dy vendeve.
11shkurt 2022 – Gjermania njeh patentat e Kosovës
Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi sot në Berlin, Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.
Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Ëinfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Ëürttemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat. Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në tribunën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.
Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.
Parimi i vendbanimit të rregullt
Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipërianë Gjermani.
Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu, i tha DË Matthias Boroëski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit.
Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar. “Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”, i tha Boroëski Deutsche Ëelles.
Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: “Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.”
Shkurt. Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën. “Dhe e rëndësishme është, që patenta të bëhet në atë qytet, ku ke qenë i regjistruar”, sqaron Boroëski.
Dallime në datat e lëshimit
Rregullorja e re bën një dallim në njohjen e patentave, në varësi të datës së lëshimit të tyre. Patentat që janë lëshuar në Shqipëri pas datës 24 janar 2017 dhe në Kosovë pas datës 1 mars 2018 njihen menjëherë. Patentat e lëshuara para këtyre datave do të kontrollohen më parë nga Enti Federal i Transportit Motorik (Kraftfahr-Bundesamt).
“Këto data janë negociuar me autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë”, i tha DË një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale. “Vetëm pas këtyre datave mund të sigurohet që lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara në Kosovë ose Shqipëri, janë bërë pasi më parë është bërë një kurs teorie dhe praktike”.
Për patentat e lëshuara më parë, autoriteti përkatës gjerman në Flensburg, do të sqarojë vërtetësinë e dokumentit, duke kontaktuar organet përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, “Se sa kohë do të marrë kjo procedurë, kjo do të varet nga koha që do t’u nevojitet organeve në Shqipëri dhe Kosovë për të dhënë përgjigje”, i tha DW zëdhënësja.
Për Ambasadorin e Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, përfundon këtu një rrugëtim pesëvjeçar, që zuri fill, në janar 2017, kur ai dorëzoi në ministrinë gjermane të transporteve kërkesën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. “Kjo njohje do t’i lehtësojë dukshëm përpjekjet e bashkëqytetareve tanë qe janë vendosur ligjërisht ne territorin e RFGJ per tu integruar sa me shpejt dhe me sa me pak kosto financiare ne jetën e vendit”, i tha Kuko DW.