Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia deklarohet për vdekjen e dyshimtë të së miturës në Pediatri

Indeksonline ka raportuar për vdekjen e nëntë vjeçares në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tregoi që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Prishtinë, 16 shkurt 2022 –  Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në një nga klinikat e QKUK –së në Prishtinë.

Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën.

Si vijimsi e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutim e mjekësisë ligjore për obduksion.

Megjithë dyshimet e ngitura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, u shpreh ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë