Dy persona kanë vdekur dhe 373 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 3 mijë 139 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh janë shëruar 1.170 persona dhe 1.427 të tjerë janë vaksinuar.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 811 mijë e 331 qytetarë me dozën e dytë dhe me dozën e tretë 94.149. Deri tani janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave./familjajone