Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lëndohet rëndë në vendin e punës në Malishevë, viktima dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë një punëtorë ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Malishevë për shkak të lëndimeve trupore që i kishte marrë derisa kishte qenë duke punuar në një vendpunishte”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë shkaku i gjendjes së rëndë, viktima është dërguar në QKUK.

“Viktima për tretman të mëtejmë mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë, është dërguar në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin, një i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Youtube

Arkiva

Kategoritë