Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nxënësit ankohen se u sëmurën nga pastruesi i mykut në shkollë

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Enver Hadri” në Smrekovnicë të Vushtrrisë ka kaluar në skenarin C, pas përdorimit të disa preparateve për heqjen e mykut, që ndikuan keq te nxënësit.

Nxënësit kanë deklaruar se gjatë së hënës ka pasur humbje ndjenjash e vjellje, për shkak të erës së rëndë.

Kjo mohohet nga ana e drejtorit, i cili thotë se i ka pyetur nëse dikush ka nevojë për ndihmë shëndetësore dhe askush nuk është lajmëruar, derisa në shkollë kanë ndenjur as një orë të plotë mësimore.

Ndërkohë, edhe punëtori teknik që ka hedhur preparatin thotë se këtë nuk e ka bërë me dëshirën e tij, ndërkaq që si shkak i kësaj i është rishfaqur edhe një alergji. Ky thotë se nuk i kishte mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur, gjë që kundërshtohet nga drejtuesi i shkollës, raporton Klan Kosova.

Për gjitha këto zhvillime është në dijeni drejtoria e arsimit në Vushtrri, e cila thotë se vendimi për heqjen e mykut u mor meqenëse shkolla ishte në gjendje të keqe dhe ky ishte vendim për përmirësim afatshkurtër.

Për këtë veprim që drejtoresha deklaron ta kenë bërë për të mirën e nxënësve dhe pretendimet që janë në diskutim, kjo thotë se do japë llogari gjithkush nëse dëshmohet e kundërta e asaj çka është reale.

Në polici nuk ka asnjë lajmërim për helmim apo ankesë në lidhje me këtë rast.

Youtube

Arkiva

Kategoritë