Një burrë i paralizuar me një palcë të prerë kurrizore po mund të ecë sërish, falë një implanti të zhvilluar nga një ekip studiuesish zviceranë.
Kjo është hera e parë që dikush që ka një prerje të plotë të shtyllës kurrizore dhe mund të ecë lirshëm.
E njëjta teknologji ka përmirësuar shëndetin e një pacienti tjetër të paralizuar deri në atë masë sa ai ka mundur të bëhet baba.
Hulumtimi është publikuar në revistën Nature Medicine.
Michel Roccati u paralizua pas një aksidenti pesë vjet më parë. Palca e tij kurrizore ishte prerë plotësisht – dhe ai nuk i ndiente fare këmbët e tij.
Por ai tani mund të ecë – për shkak të një implanti elektrik që i është ngjitur në mënyrë kirurgjikale në shtyllën kurrizore.
Studiuesit theksojnë se nuk është një kurë për dëmtimin e shtyllës kurrizore dhe se teknologjia është ende shumë e ndërlikuar për t’u përdorur në jetën e përditshme, por megjithatë e përshëndesin atë si një hap të madh për përmirësimin e cilësisë së jetës.
“Unë ngrihem në këmbë, eci ku të dua, mund të eci shkallët – kjo është pothuajse një jetë normale”, shprehet Michel Roccati, shkruan BBC.
“Kam boksuar, vrapuar dhe bëja stërvitje në palestër. Por pas aksidentit, nuk munda të bëja gjërat që më pëlqente të bëja, por nuk e lashë humorin tim. Nuk e ndalova kurrë rehabilitimin tim. Doja për të zgjidhur këtë problem”, shtoi tutje ai
Shpejtësia e rikuperimit të Michel-it mahniti neurokirurgun i cili futi implantin dhe elektroda të lidhura me ekspertizë në fibrat nervore individuale, prof Jocelyne Bloch nga Spitali Universitar i Lozanës. Ai shprehet i befasuar dhe i lumtur për rezultatin e arritur.
“Isha jashtëzakonisht e befasuar”, u shpreh ajo.
Michel është absolutisht i jashtëzakonshëm. Ai duhet të jetë në gjendje ta përdorë këtë teknologji për të përparuar dhe për të qenë gjithnjë e më i mirë”, shtoi tutje.
Burimi: BBC