Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
ADHD – simptomat dhe trajtimi –  tregon psikologu Yll Avdijaj

Shkruar nga: Albina Selmanaj

Shpesh herë ditëve të sotme prindërit i përshkruajn veprimet e fëmijëve të tyre me fjalën hiperaktivitet. Ky term më së shumti përdoret për të shpjeguar sjelljet jo të mira të fëmijëve. Por, jo gjithmonë këto sjellje të tyre vijnë nga energjia e madhe që ata kanë, sepse këto shenja mund të dërgojnë edhe deri te sëmundja ADHD.

ADHD është sëmundje e cila nuk mund të shërohet mirëpo, mund të menaxhohet me sukses. Me ADHD nënkuptohet çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Është një çrregullim me bazë neurobiologjike që ndërhyn në zhvillimin normal psikologjik të fëmijës dhe pengon kryerjen e aktiviteteve të zakonshme ditore. Personat me ADHD kanë ndryshime në zhvillimin dhe aktivitetin e trurit gjë që ndikon në vëmendjen, aftësinë për të qëndruar ulur dhe vetëkontrollin.

Në një intervistë për familja jonë, psikologu Yll Avdijaj tregoi për disa nga simptomat e sëmundjes ADHD, përfshirë këtu edhe vështirësitë në përqendrim që mund të hasë një person që vuan nga kjo sëmundje.

ADHD kryesisht shfaqet me një mori simptomash si p.sh.: vështirësi në përqendrim dhe vëmendje, pamundësi për të kontrolluar impulsivitetin  dhe  vështirësi në aspektin e rregullimit të aktivitetit motorik, që donë të thotë se fëmija është i paaftë për të rregulluar sjelljen e tij, objektivat që duhet të arrihen dhe t’i përgjigjet kërkesave të mjedisit ku jeton dhe operon”, tregoi Avdijaj.

Predispozitat më të larta për tu prekur nga ky çrregullim kryesisht i kanë gjinia mashkullore, simptomat e së cilës sipas psikologut mund të i vërejnë më së pari prindërit dhe institucionet shkollore.

Kohëve të fundit ka tendenca më të larta të përhapjes së kësaj dukurie edhe pse shpeshherë ka ndodhë që në opinionin publik të ngatërrohet me ADD-në (çrregullimi i deficitit te vëmendjes). Zakonisht, të parët të cilët i vërejnë elementet e ADHD kryesisht janë prindërit e sidomos institucionet parashkollore pasi që aty kërkohet më shumë vëmendje, përqendrim dhe disiplinë në sjellje. Predispozita më e lartë e prekjes nga ky çrregullim kryesisht janë gjinia mashkullore”, shtoi ai.

Sipas psikologut Avdijaj, personat me ADHD vështirësitë më të mëdha i kanë në mbajtjen e kontakteve me të tjerët, si në aspektin e lojës ashtu edhe në aspektin e komunikimit.

Si pasojë e këtyre vështirësive kjo e fundit i bënë ata që të jenë më dominues, impulsive në atë që duan ta thonë, në atë që duan ta bëjnë duke mos pasur parasysh preferencat dhe të drejtat e tjetrit. Jo pse ata nuk duan, mirëpo kjo ndodhë për arsye të problemit që kanë me mungesën e durimit. Për të ndihmuar një fëmijë me ADHD nevojitet një casje multidisciplinare: puna me psikologun, pedagogu, prindi dhe edukatori (mësuesi/mësuesja).”, shpjegoi Avdijaj.

Se sa janë të shpeshta rastet e tilla në Kosovë, psikologu  tregon se kërkesat janë të vazhdueshme nëpër klinikat dhe qendrat trajtuese, që merren me këtë spektër.

Nga vrojtimet e punës profesionale nga përditshmëria, dhe nga informatat që kemi, në Kosovë ekzistojnë me dhjetëra qendra të ndryshme të cilat punojnë në asistimin dhe aspektin terapeutik me fëmijët me nevoja të veçanta përfshirë edhe fëmijët me ADHD. Kryesisht kjo mund të vërehet nga vizitat dhe kërkesat e vazhdueshme që bëhen nëpër klinika dhe qendra trajtuese, për vlerësime psikologjike dhe punën terapeutike me këtë spektër.”, tregoi ai.

Më tutje psikologu Yll Avdijaj ka këshilluar prindërit qe mos të i ndalojë stigma , të jenë më të hapur dhe kooperues, nuk është turp që fëmija juaj ka disa vështirësi me të cilat mund të punohet.

Turp është nëse mundoheni që t’ia mbuloni e pastaj me këtë, vetëm se do ta dëmtoni edhe më shumë fëmijën tuaj! Mendoni për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e tyre, mendoni për veten tuaj!”, këshilloi Avdijaj.

Përqindja e fëmijëve të diagnostikuar me ADHD rritet me moshën. Sondazhet tregojnë 2.4% (388,000) të fëmijëve të moshës 2 deri në 5 vjeç, dhe 9.6% (2.4 milion) të fëmijëve të moshës 6 deri 11 vjeç janë diagnostikuar me ADHD.

Youtube

Arkiva

Kategoritë