Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
OMK: Kirurgu Enver Hoxha ka shpikur një pajisje për thithjen e lëngjeve në kirurgji

Përmes një komunikatë për media Oda e Mjekëve të Kosovës, ka bërë të ditur se Dr. Enver Hoxha ka arritë të bëjë patentimin e një produkti/pajisje e cila përdoret në shumicën e lamive kirurgjike dhe qëllimi i saj është thithja e lëngjëve trupore.

Dr. Enver Hoxha tha se pajisja që është shpikë përdoret në shumicën e lamive kirurgjike, qëllimi i saj është thithja e lëngjëve trupore . Ai theksoi se sakrifica dhe puna ka qenë e madhe dhe uroi që gjeneratat e ardhshme të arrijnë suksese edhe më të mëdha“, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Dr. Pleurat Sejdiu tha se kjo konferenca është mbajtur për të dhënë edhe një mesazh për Institucionet që do duhej të merreshin më seriozisht me këto çështje, për stimulimin e inovacioneve dhe hulumtimeve shkencore.

Po ashtu edhe Profesor Arifi, Mentor klinik i Dr. Enver Hoxhës e përgëzoi Dr. Hoxhajn për këtë projekt duke i uruar suksese në projektet tjera të ardhshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë