Katër persona kanë vdekur dhe 717 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 4 mijë 132 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh janë shëruar 2.370 persona dhe 1.355 të tjerë janë vaksinuar.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 809 mijë e 613 qytetarë me dozën e dytë dhe me dozën e tretë 91.372. Deri tani janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave./familjajone