Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, polici i Kosovës, Amir Hoxha i cili u suspendua ditë më parë si pasojë e një postimi me ankesën se si policët nuk janë duke i marr shtesat as për punë jashtë orarit e as për shujta, ka njoftuar se do ta mbyllë llogarinë e tij përkohësisht në Facebook.
“Miq te nderuar ju informoj qe per shkak te sigurise time personale dhe ruajtjes se shendetit tim dhe te familjes time po e mbyll faceebook tim perkohesisht .Me respekt :Amir Hoxha Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje…”Mitrush Kuteli“, ka shkruar ai.
Kujtojmë se si pasojë e postimit me kritika nga polici Hoxha drejt deputetëve të Kosovës për shpenzimet e mëdha të naftës, ai është suspenduar për 3 ditë.