Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pika e re e vaksinimit kundër COVID-19, e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të fillojë nga sot (orari 12:00-20:00) të ofrojë mundësi vaksinimi për qytetarët.
Sipas MSh-së vaksinimi në komunën e Prishtinës, do të bëhet së shpejti edhe në pikën tjetër në “Kodrën e Trimave”, në QMF-2.
Ndërkohë, pika e vaksinimit në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) dhe ajo në “Albi Mall”, janë në dispozicion çdo ditë për qytetarët e Prishtinës.