Gërhitja mund të jetë “vrasësi” i humorit të një martese të lumtur.
Një ekspert ka zbuluar se ka disa metoda që mund të kurojnë këtë problem.
Ka dhjetëra truqe për të ndihmuar në luftimin e gërhitjes, e njëra prej tyre është edhe pirja e vajit të ullirit para gjumit.
Sipas Fondacionit Sleep, gërhitja mund të ndodhë për shkak të qëndrimit të gjuhës së një personi ose kur ai merr frymë përmes gojës.
Disa kërkime kanë treguar se një stërvitje me gojë mund të jetë formula magjike për shumë njerëz.
Ekspertët thonë se për të parandaluar gërhitjen, është mirë që gjumi të bëhet në njërin krah, e jo në shpinë.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe shtimi i peshës mund të shkaktojë gërhitjen, pasi rrit indet rreth qafës dhe fytit tuaj, që do të thotë se rrugët tuaja të frymëmarrjes kanë më shumë gjasa të shemben kur jeni në gjumë.