Policia e Kosovës ka shpëtuar një person nga ngulfatja në Vushtrri.
“Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria”.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.
Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore, qytetari i moshës rreth 60 vjeçar ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra, njofton Telegrafi.