Filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit nuk arriti të nominohet në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë në Akademinë Prestigjioze të Filmit, OSCARS 2022.
Filmi “Zgjoi” bëri histori për herë të parë kur u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance në vitin 2021 dhe u bë filmi i parë që fitoi tri çmimet më të mira në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike: Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Regjisë dhe Çmimin e Publikut.
Një vit më vonë, “Zgjoi” u bë filmi i parë nga vendi më i ri i Evropës që hyn në listën e ngushtë prej 15 filmash që konkurrojnë për këtë çmim.
Filmit i është konfirmuar se do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe gjashtë të tjera në Zelandë të Re.
Dhjetorin e kaluar, Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus u bashkëngjitën si producente ekzekutive me kompaninë e tyre “Love & Squalor Pictures”, duke i dhënë atij një shtysë vendimtare në fushatën e tij për Oscar.
Zgjoi ka fituar çmime në Varshavë, Hamburg, Montpellier, Berkshire, Osnabrück, Herceg Novi, Prishtinë dhe Cinedays Shkup, ndërkohë që Yllka Gashi fitoi çmimet e aktores më të mirë në Valladolid dhe Scottsdale.
Sipas “Tomatometrit” (sondazhit) Zgjoi është renditur si i 11-i në listën e filmave më të mirë.