Dy persona kanë vdekur dhe 787 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate kanë dal pas 5 mijë 82 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh janë shëruar 3.613 persona dhe 1.754 të tjerë janë vaksinuar.
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 808 mijë e 830 qytetarë me dozën e dytë dhe me dozën e tretë 89.927. Deri tani janë administruar mbi 1,7 milion doza të vaksinave./familjajone