Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Kanceri i mitrës nuk njeh moshë, mos injoroni kurrë këto shenja paralajmëruese

Kanceri i mitrës është lloji i katërt i kancerit më i përhapur tek gratë në të gjithë botën, megjithatë shumë pak i dinë simptomat.  Ekspertët e shëndetit thonë se kanceri i mitrës është lehtësisht i trajtueshëm nëse kapet herët dhe shenja më e zakonshme e tij është çrregullimi i ciklit menstrual. Shumica e rasteve me kancer të mitrës shfaqen te gratë që kanë hyrë në menopauzë, megjithatë nuk përjashtohen as më të rejat, siç është rasti i 35-vjeçares Faith Caton.

Ajo vuante nga endometrioza dhe duhej t’i nënshtrohej një procedure rutinë për periodat e çrregullta, kur zbuloi se vuante nga kanceri i mitrës. Ky i fundit kishte avancuar, prandaj Faith duhej t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e masës tumorale, si dhe trajtimit me rreze dhe kimoterapisë. Edhe pas përfundimit të trajtimit rraskapitës, problemet për të vazhdonin. Po vuante nga depresioni dhe problemet me zorrët. Para kësaj eksperience të dhimbshme, Faith tregon se nuk dinte asgjë për kancerin e mitrës. Disa nga shenjat më të përhapura të kancerit të mitrës, përveç gjakderdhjes së papritura vaginale, janë:

1.Gjakderdhja pas menopauzës.
2.Gjakderdhje para apo pas ciklit menstrual.
3.Gjakderdhje pas aktit seksual.
4.Perioda shumë të çrregullta.
5.Gjakderdhje të shumtA gjatë periodave që nuk menaxhohen as me ilaçe.
6.Sekrecione vaginale të ujshme ose me gjak.

SHËNIM: Jo në të gjitha rastet periodat e çrregullta paralajmërojnë për kancer të mitrës, gjithsesi është mirë të flisni me mjekun për simptomat që keni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë