Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 30.079.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe kanë vdekur 4 persona.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e tretë 87,965 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.