Sëmundja e kancerit, ashtu sikurse ndikon në shëndetin fizik, mund të shkaktojë një sërë problemesh në lidhje me ndjenjat të paprovuara më parë nga pacientët e diagnostikuar me kancer. Këto ndjenja mund të bëhen më intensive dhe të ndryshojnë çdo ditë, orë, minutë. Kjo mund të vërtetohet tek pacientët me kancer e kanë mik apo pjestar të familjes.
Tronditja
Momenti kur pacienti diagnostikohet me kancer, mund të ndiejë se jeta e tij/saj ka dalë jashtë kontrollit.
Ata mund të mendojnë:
Nëse do të jetojnë.
Nëse do të ndërpritet rutina e përditshme nga vizitat mjekësore dhe trajtimet.
Nëse do të përdoren terma mjekësorë që ata nuk do t’i kuptojnë.
Nëse do të munden të kryejnë aktivitetet e përditshme.
E rëndësishme për këtë fazë është marrja e sa më shumë informacioneve nga mjeku rreth sëmundjes së kancerit.
Mohimi
Njohja dhe pranimi i diagnozës së kancerit është një nga fazat më të vështira për pacientin.
Ndodh që pacienti mund të mos e pranojë këtë diagnozë. Mohimi është një problem serioz për pacientin, sepse sa më shumë e gjatë të jetë periudha e mohimi të diagnozës akoma më e vështirë bëhet marrja e trajtimit të nevojshëm për pacientin.
Gjithsesi, pjesa më e madhe e pacientëve të diagnostikuar me kancer e pranojnë sëmundjen dhe fillojnë të ndjekin proceduarat hap pas hapi.
Zemërimi
Pacientët e diagnostikuar me kancer shpesh ndihen të zemëruar. Është normale të pyesin, “Pse mua?” dhe të ndihen të zemëruar. Po ashtu, mund të ndjejnë zemërim ose pakënaqësi ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, të afërmve, miqëve, etj.
Zemërimi mund të jetë edhe si pasojë e mos pasjes së informacion për sëmundjen dhe trajtimin.
Frika dhe shqetësimi
Një pacient i diagnostikuar me kancer mund të ndihejë frikë dhe shqetësim për:
Dhembjet që mund të ketë gjatë trajtimit.
Kujdesin që duhet ofrojë ndaj familjes
Detyrimet e tjera familjare
Ruajtjen e punës
Disa raste të frikës në lidhje me diagnozën e kancerit lidhen me informacione të gabuara që
mund të marrin për sëmundjen. Disa pacientë mësojnë të përballojnë frikën dhe shqetësimet e
tyre në lidhje me sëmundjen atëherë kur marrin informacionin e nevojshëm. Atëherë mund tëndihen më pak të frikësuar dhe janë më të informuar me pasojat që mund të kenë. Disa studime madje sugjerojnë se njerëzit të cilët janë të informuar mirë për sëmundjen dhe trajtimin e tyre kanë më shumë gjasa të ndjekin planet e trajtimit dhe të shërohen nga kanceri më shpejt se ata që nuk marrin këto informacione.
Stresi dhe ankthi
Para dhe pas trajtimit mund të ketë normale që pacientët e diagnostikuar me kancer të kenë stres si pasojë e ndryshimeve që ndodhin me shëndetin e tyre. Gjendja e ankthit, përgjithësisht bën që pacientët të ndihen të tensionuar gjatë trajtimit.
Disa nga shenjat që mund të vihen re janë:
Rrahje të shpeshta të zemrës
Dhembje të muskujve ose dhembje të kokës.
Shtim ose mungesë oreksi
Probleme me stomakun
Gjumë i tepërt ose mungesë gjumi
Vështirësi në përqendrim
Trishtim
Ndjesi sikur diçka i shtrëngon në fyt
Etj.
Nëse pacineti ka ndonjë nga këto shenja, është e rëndësishme të bisedohet me mjekun. Edhe pse këto janë shenja të zakonshme të stresit, çdo pacient do të donte të dinte nëse janë shkaktuar si pasojë e përdorimit të ilaçeve apo trajtimit. Nëse pacienti shqetësohet për stresin që po përjeton, mjeku duhet t’i sugjerojë një profesionist të shëndetit mendor. Ky pacient mund të ndjekë seanca këshillimi, informimi se si të përballohet stresi. E rëndësishme është gjetja e mënyrave për të kontrolluar stresin dhe të mos lihet stresi të kontrollojë pacientin.
Depresioni
Shumë njerëz të diagnostikuar me kancer ndihen të trishtuar gjatë informimit dhe trajtimit që marrin për sëmundjen e kancerit. Ata mund të ndiejnë se po humbasin gjendjen e mirë shëndetësore që kishin para se të mësonin se ishin diagnostikuar me këtë sëmundje.
Simptomat depresive që mund të kenë pacientët e diagnostikuar me kancer:
Ndihen të lodhur.
Mund të kenë shumë pak energji,
Probleme me ushqyerjen,
Probleme me gjumin,
Etj.
Për disa pacientë, këto ndjenja largohen ose zvogëlohen me kalimin e kohës. Por për disa të tjerë, këto ndienja mund të bëhen më të forta. Këto shqetësime mund ti shoqërojnë vazhdimisht këta pacientë dhe pacienti mund të kalojë në gjendje depresive.
Nëse pacienti paraqet ndonjë nga shenjat e mëposhtme për më shumë se 2 javë, duhet të bisedojë me mjekun për trajtimin e mundshëm. Disa nga këto simptoma mund të jenë për shkak të problemeve fizike, prandaj është e rëndësishme të diskutohet rreth tyre me mjekun.
Shenjat emocionale që mund të shfaqin pacientët e diagnostikuar me kancer:
Ndjenja e trishtimit.
Ndjenja e mpirjes emocionale.
Ndjenja nervozizmi.
Ndjenja faji.
Ndjenja pasigurie, humbje shprese për jetën.
Ndjenja mërzie.
Mungesë përqendrimi.
Mungese interesi për aktivitet fizike.
Vështirësi për tu përshtatur me jetën e përditshme, me miqtë, familjarët, etj .
Mendime për kryerje vetëvrasje.
Etj.
Ndryshimet fizike që mund të shfaqen te pacientët e diagnostikuar me kancer
Ndryshime të peshës jo për shkak të sëmundjes ose trajtimit.
Problemet e gjumit, (gjumë i tepërt ose mungesë gjumi) .
Rrahje të shpeshta të zemrës.
Çrregullime te stomakut.
Humbje energjie.
Lodhje të vazhdueshme.
Dhimbje koke, trupi.
Etj.
Nëse mjeku mendon se pacienti vuan nga depresioni, ai mund t’i rekomandojë medikamente të cilat do t’a ndihmojnë të ketë një gjendje më të mirë emocionale. Gjithashtu mund t’i rekomandojë të këshillohet me një specialist të shëndetit mendor për marrjen e ndihmës që i nevojitet e cila është e rëndësishme për jetën dhe shëndetin e tij.
Ndenja e fajit
Disa pacientë të diagnostikua me kancer mund të fajsojnë veten për tronditjet që u shkatojnë të afërmve, familjarë ose shqetësohen sepse e ndihejnë veten si barrë për të tjerët. Gjithashtu, mund të fajësojnë veten për mënyrën e jetesës e cila u duket si shkak i diagnostikimit me kanceri.
Vetmia
Pacientët me kancer, ndonjëherë mund të ndjehen të vetmuar ose të distancuar nga të tjerët. Kjo mund të jetë për disa arsye të tilla si:
Distancimi nga miqtë si pasojë e sëmundjes së kancerit .
Mund të ndjehen shumë të sëmurë për të marrë pjesë në aktivitete argëtuese.
Ndonjëherë, mund të mendojnë se njerëzit që i rrethojnë nuk ju intereson situataqë po kalojnë.
Pacientët i diagnostikuar me kancer, mund të ndihen të vetmuar pas trajtimit. Ata mund të mendojnë se pas trajtimit kanë humbur kujdesit e shërbimit shëndetësor. Ose mund të kenë një ndjenjë se u kushtohet më pak vëmendje pas trajtimit nga miqtë dhe familjarët. E rëndësishme është të ofrohet mbështetje emocionale në mënyra të ndryshme. Në situata të tilla mund të ndihmojë biseda me njerëz të tjerë të diagnostikuar me kancer. Pacientë të tjerë, mund të ndjehen më mirë duke biseduar vetëm me një mik të ngushtë ose me një pjestarë të familjes.
E rëndësishme është që pacientë të bëjë atë e bën të ndjehet më mirë.
Shpresa
Nëse sëmundja zbulohet në fazat e para, mundësitë që një pacient i diagnostikuar me kancer të jetojë, janë më të mëdha Pacientët pasi pranojnë se ata janë diagnostikuar me kancer, shpesh kanë shpresë për jetën për shumë arsye. Këta pacientë, duke marrë trajtimin e duhur, ka më shumë mundësi të gëzojnë një jetë të shëndetshme. Njerëzit e diagnostikuar me kancer mund të jenë aktivë, edhe gjatë trajtimit.
Disa mënyra që mund të ndihmonjë pacientët e diagnostikuar me kancer të kenë shpresë:
Planifikimi i ditës tuaja sikurse kanë bërë gjithmonë.
Të bëjnë gjërat që u pëlqejnë dhe të mos kufizojnë veten për shkak se janë diagnostikuar
me kancer.
Të bisedojnë me familjarët, miqtë për arsyet që u japin shpresë.
Të kalojnë kohë në natyrë.
Të njihen me histori të njerëzve të diagnostikuar me kancer, aktivë në të njëjtën kohë.
Burimi: IShP