Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rumania dhuron donacion me pajisje mjekësore për Klinikën e Pediatrisë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se RoAiad, një agjenci brenda Qeverisë së Rumanisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, ka dhuruar donacion me vlerën e 20 mijë eurove për pajisje mjekësore dhe material harxhues, për Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

ShSKUK bëri të ditur se Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, falënderoi shtetin rumun për ndihmën e ofruar, duke thënë se ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët, në këtë rast për fëmijët që kërkojnë trajtim në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas tij, donacioni ka rëndësi të veçantë, sepse shpreh miqësinë dhe solidaritetin mes popujve, sidomos në kohëra të vështira. Drejtori Krasniqi e siguroi udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onisor se donacioni do të përdoret për qëllimin e destinuar.Ndërkaq, Onisor tha se ky donacion është një ndihmë nga populli rumun, dedikuar për Pediatrinë“, thuhet në njoftim.

Gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të donacionit, prezent ishte edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, i cili falënderoi shtetin e Rumanisë, derisa theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë