Një një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në fshatin Babaj i Bokes të Gjakovës, tre persona kanë marr lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Fillimisht mes veti janë aksidentuar dy vetura si pasojë e ndërrimit të shiritit. Janë lënduar dy persona. Me pastaj vjen automjeti tjetër dhe nga shpejtësia godet një veturë tashmë të aksidentuar”, njoftoi Gjurkaj për Telegrafin.
Tre personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës ku dhe janë duke u trajtuar.
Ne vendngjarje ka dalë policia e cila është duke i kryer hetimet mbi shkaktarin e aksidentit.