Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Humb jetën një 22-vjeçare në një aksident në Novobërdë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Novobërdë  – Gjilan, më saktësisht në fshatin Stanishor.

Si pasojë ka humbur jetën një 22 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:24, ndërkaq brenda vetures ndodheshin edhe tre fëmijë.

“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë në veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22-vjeçare”, tha ai.

Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, dhe se në vendin e ngjarjes mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Tutje shtoi se të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan/Telegraf

Youtube

Arkiva

Kategoritë