Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive gjatë vitit të kaluar janë realizuar 2 mijë e 524 koronarografi dhe janë bërë 1 mijë e 450 stentime.
“Gjatë vitit 2021 u kryen edhe 495 ekokardiografi dhe 19 Ekokardiografi Transezofageale (metodë që e studion zemrën, valvulet dhe pjesët tjera përbërëse të saj, përmes ultratingujve nga gypi i tretjes-ezofagu).”, njofton ShSKUK.
ShSKUK më tutje tregoi se sipas edhe të dhënave nga raporti vjetor i punës, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive kanë qenë të shtrirë 3 mijë e 864 pacientë dhe janë kryer 2 mijë e 576 konsultime.