Kumbullat, pos shijes së mirë, sjellin edhe shumë përfitime shëndetësore.
Ato përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, përveç fibrave dhe antioksidantëve që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për disa sëmundje kronike.
Lëngu i fituar nga kumbulla ju ndihmon të largoni kapsllëkun.
Kumbulla po ashtu ndihmon edhe zvogëlimin e sheqerit në gjak, gjithashtu përdorimi i këtij fruti ndihmon në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës.