Gjetje interesante janë paraqitur në hulumtimin mjekësor në lidhje me efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna në parandalimin e hospitalizimit nga COVID-19 tek të rriturit e imunizuar dhe të paimunizuar tërësisht (pas marrjes së dy dozave).
Në këtë hulumtim mjekësor mori pjesë edhe dr. Arbër Shehu i cili, po ashtu, kontribuoi për nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me cështjen në fjalë.
Studimi u krye nëpër disa shtete, ku përfshiu 2 mijë e 952 të rritur, dhe gjetjet treguan se të rriturit me dy ose tri doza të vaksinës ishin të mbrojtur nga shtrirja në spital.
Mbrojtje shumë herë më të lartë ndaj hospitalizimit, sipas hulumtimit, gëzuan personat me të trija dozat e vaksinës, në krahasim me ata që kishin vetëm dy të tilla.
Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e imunitetit të kompromentuar te të rriturit që marrin një dozë të tretë të vaksinës mRNA ≥28 ditë pas dozës së dytë e vaksinës dhe për të rriturit imunokompetent që marrin një dozë të tretë (përforcuese) të rekomanduar aktualisht ≥5 muaj pas dozës së dytë.
Ky studim u krye gjatë një periudhë të SARS-CoV-2 kur mbizotërues ishte varianti delta, ndërkaq konstatohet se efektivieti i vaksinës kundër B.1.1.529 variantit Omicron mund të jetë më i ulët se për variante të tjera që kanë qarkulluar gjerësisht. E tëra kjo mendohet të jetë për shkak të evazionit imunitar.
Provat e hershme sugjerojnë se marrja e një doze të tretë doze të vaksinës shkakton antitrupa neutralizues dukshëm më të fortë ndaj variantit Omicron krahasuar me në 2 doza vaksine dhe rrit efektivitetin e vaksinës kundër sëmundjeve të rënda pas infeksionit me variantin Omicron.
Por, efektiviteti i 3 dozave të vaksinave mRNA të COVID-19 kundër ashpërsisë së sëmundjes së lidhur me variantin Omicron duhet të vlerësohet me kujdes në popullata të ndryshme.
Gjithsesi, hulumtimi në fjalë, u nënshtrohet të paktën gjashtë kufizimeve:
Së pari, marrësit e vaksinave të 2 ose 3 dozave ishin të ngjashëm për sa i përket shumicës së karakteristikave demografike dhe klinike, por mund të jenë të ndryshëm në lidhje me rrezikun e ekspozimit nga infeksioni SARS-CoV-2 ose faktorë rreziku për COVID-19 të rëndë.
Së dyti, efektiviteti i vaksinës i lidhur me variante të reja emergjente, duke përfshirë Omicron, nuk u vlerësua.
Së treti, efektiviteti i vaksinës nuk u vlerësua kundër SARS-CoV-2 si formë e lehtë e infeksionit.
Së katërti, shumica e personave me dozën e tretë u vaksinuan brenda pak javësh, cka tregon se qëndrueshmëria e mbrojtjes duhet të shikohet edhe në të ardhmën te ta.
Së pesti, nuk u vlerësua efektiviteti i vaksinës pas një doze të katërt te personat ende të paimunizuar plotësisht, 5 muaj pas dozës së tretë.
Dhe, së fundi, anipse analizat përfshinë persona nga 18 shtete. Mostrat e marra nga ta mund të mos jetë gjithëpërfshirëse.
Gjithsesi, përqindja e rritjes së efektivitetit te personat e paimunizuar tërësisht dhe personat e imunizuar, pas dozës së tretë, arrinte prej 69 në 88 dhe prej 82 në 97.