Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë ka njoftuar se është e shqetësuar me situatën aktuale me COVID-19.
Sipas një njoftimi OIK ka theksuar se gjendja e rënduar shëndetësore dhe shtimi i rasteve me COVID-19, ndikon direkt edhe në punën e stafit shëndetësor, të cilët pos ndihmës që po i japin pacientëve, janë edhe të rrezikuar potencialisht për t’u infektuar vet si dhe familjarët e tyre.
“OIK apelon tek të gjitha institucionet relevante që të sigurojnë mjete mbrojtëse të domosdoshme për punën e stafit shëndetësor si dhe të ofrojnë mundësi e kushte sa më të mira pune për stafin infermieror”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është mjaft e shqetësuar me situatën me pandeminë Covid 19, ku mijëra qytetarë të vendit, çdo ditë po rezultojnë pozitiv me Covid 19, sikurse shprehë shqetësimet e saja edhe për kushtet në të cilat punon komuniteti shëndetësorë.
OIK, është duke përcjellë me vëmendje situatën epidemiologjike dhe duke parë numrin e madh të të infektuarve, si ndër pacientë ashtu edhe tek komuniteti shëndetësor, shprehë konsideratën më të lartë për gjithë kolegët që në këtë gjendje të rënduar pandemike, shpesh në kushte të rënda të punës, janë në krye të detyrës, për të ofruar më të mirën për pacientët, gjithandej Kosovës.
Gjendja e rënduar shëndetësore dhe shtimi i rasteve me Covid 19, ndikon direkt edhe në punën e stafit shëndetësor, të cilët pos ndihmës që po i japin pacientëve, janë edhe të rrezikuar potencialisht për t’u infektuar vet si dhe familjarët e tyre.
OIK apelon tek të gjitha institucionet relevante që të sigurojnë mjete mbrojtëse të domosdoshme për punën e stafit shëndetësor si dhe të ofrojnë mundësi e kushte sa më të mira pune për stafin infermieror.
Po ashtu, një apel për gjithë anëtarët e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, si dhe pacientët që të respektojnë me përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të qenë sa më të mbrojtur karshi varianteve të virusit Covid 19.