Të enjten më fillim nga ora 21:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” do të jetë i ftuar hulumtuesi mjekësor dhe koordinatori i projekteve shkencore në Universitetin Hopkins, dr. Arbër Ahmeti, me të cilin do të diskutohet në lidhje me efektin e vaksinave anti-COVID në mbrojtjen ndaj hospitalizimit.
Shehu iu bashkua Universitetit James Maddison në vitin 2018 si asistent. Ai mbaroi studimet për Mjekësi në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë që studimet pasuniversitare i ka vijuar në një nga qendrat kërkimore shkencore më të njohura në Texas.
Shehu ka zhvilluar disa studime shkencore të rëndësishme, e njëra ndër to ishte edhe ai për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna kundër hospitalizimit të të moshuarve mbi moshën 65-vjecare, në kuadër të ECDC.
Pikërisht në lidhje me uljen potenciale të rreziqeve për hospitalizim të të moshuarve pasi ta marrin njërën nga vaksinat anti-COVID, do të diskutohet me mjekun, përmes lidhjes virtuale.
Cfarë efektiviteti kanë vaksinat anti-COVID në imunizimin tonë ndaj virusit? Sa janë të vërteta “mitet” për anomalitë që mund të përcjell vaksina? – Janë vetëm disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje nga Shehu.
Ndërkohë, kushdo që ka ndonjë pyetje në lidhje me temën, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në portalin “Familja Jonë” për ta shkruar pyetjen.
Për këto e shumë të tjera, ndiqeni emisionin të enjten, më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook. /familjajone