Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Gruaja 112-vjeçare nga Prizreni vizitohet në QKMF – mjeku thotë se gëzon shëndet të mirë

Xhemile Susuri nga Komuna e Prizrenit është gruaja më e vjetër në Kosovë.

Ajo tashmë i ka mbushur plot 112 vjet. Është nënë e 10 fëmijëve e tash ka mbi 100 nipa e mbesa.

Doktori Xhevat Elezkurtaj, ka bërë të ditur se nënë Xhemilja është vizituar në QKMF-në në Prizren.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Elezkurtaj ka thënë se ajo gëzon shëndet të mirë.

“Një ndjenjë e vaçantë për mjekun kur të viziton një gjyshe të mirë dhe të shëndoshë të moshës 112-vjeçare. Jetë të gjatë për Xhemile Susurin”, ka shkruar doktori.

Më parë kur ishte pyetur për jetgjatësinë ajo ka thënë se ka ngrënë vetëm bukë misri dhe kos e qumësht.

Youtube

Arkiva

Kategoritë