Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latfi në takim me shoqatën “VATRA”, kërkoi nga mërgimtarët që të investojnë në forcimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për takimin e sotëm mes Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, dhe z. Elmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare VATRA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Latifi ftoi VATRA dhe shoqatat e tjera që të punojnë së bashku në mbështetjen e Ministrisë në përpjeket për forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke inkurajuar kthimin e profesionistëve shëndetësorë për të shërbyer në vend. Gjithashtu, Ministri Latifi inkurajoi angazhimin e mërgimtarëve për të investuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.“, thuhet në njoftim.

Ndërkaq , kryetari i VATRA, z. Berisha i konfirmoi Ministrit Latifi mbështetjen e pakusht të VATRA dhe të shqiptaro amerikanëve në projektet dhe aktivitetet me interes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për të promovuar idenë e kthimit të profesionistëve shëndetësorë që studiojnë e punojnë në Amerikë për të shërbyer në Kosovë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë