Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Neonatologjisë gjatë vitit 2021 janë pranuar për trajtim mjekësor 9 mijë e 495 foshnje.
Sipas ShSKUK-së, 8 mijë e 879 foshnje prej tyre u transferuan nga Klinika e Gjinekologjisë, ndërsa 616 të tjera nga spitalet e përgjithshme.
Ndërkaq sipas raportit vjetor të punës, janë realizuar 2 mijë e 659 vizita ambulantore dhe janë ofruar 1 mijë e 27 Eho të Zemrës në kuadër të shërbimeve diagnostike.