Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 100 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 111 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë më post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë katër pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 40 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Youtube

Arkiva

Kategoritë