Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Arrestohet një person në Drenas, i gjendet një AK 47, pushkë gjuetie e fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gradicë të Drenasit.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK/47 me dy karikatorë pa fishekë, një pistoletë e kalibrit 7.65 mm me dy karikatorë me 12 fishekë, një pushkë gjuetie me 17 fishekë të kalibrit 12 mm, 22 fishekë të llojeve të ndryshme dhe një gëzhojë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Youtube

Arkiva

Kategoritë