Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për mashtrim F.L nga një fshat i komunës së Drenasit.
I njëjti dyshohet se kishte marrë një makinën punuese nga një person dhe nuk e ka kryer obligimin e pagesës.
Po ashtu, ai dyshohet se është i përfshirë edhe në shumë raste të veprave penale “Mashtrim”, dhe i njëjti ishte në kërkim policor.
“Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan është informuar se 18.01.2022 i dyshimti F.L. duke e vënë në lajthitje dhe mashtruar, nga pala ankuese ka marrë (blerë) një makinë punuese (eskavator) pa e kryer obligimin e pagesës. Njësiti i hetimeve pas veprimeve mirë të organizuara policore ka arritur në vend të ngjarjes, në fshatin Zhegovc-Gjilan dhe kanë arrestuar të dyshuarin F. L. (1983)nga një fshat i komunës Drenasit”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë.
“I lartcekuri dyshohet se është i involvuar edhe në shumë raste të veprave penale Mashtrim, dhe i njëjti ishte në kërkim policor. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatë.