Fotoja: Ilustrim
Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një përleshje me thika që ka ndodhur sot gjatë ditës në lagjen “Fidanishte” në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë fillimisht dy personat e përfshirë në këtë përleshje janë dërguar për trajtim në spital. Si pasojë e plagëve të marra mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, tha Gashi.
Policia dhe prokuroria janë duke trajtuar rastin.