Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Izet Sadiku emërohet drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë

Infektologu i njohur, dr. Izet Sadiku, sot është emëruar drejtor i Shëndetësisë për komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sadiku përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, miq e dashamirë

Nga sot jam emëruar  Drejtorë i Shëndetësisë në Prishtinë.

Po e falenderoj Lumir Abdixhikun për përkrahje të vazhdueshme, dhe Përparim Ramën për besimin e dhënë dhe do të jetë knaqësi që bashkarishtë të punojmë për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

Jam i vetëdijshëm për sfidat që i ka sektori i shëndetësisë sot sidomos në kohë pandemie por gjithashtu kjo është një mundësi e mirë për ta realizuar dëshirën e kahmotshme të qytetarëve të mi që ma në fund ta kemi shërbimet sekondare te qytetit dhe konsolidimin edhe më të mirë mjekësisë familjare!

Bashkë do ia dalim!

I juaji

Izeti”, shkroi ai.

Më herët, Sadiku ishte drejtor në Klinikën Infektive.

Youtube

Arkiva

Kategoritë