Infektologu i njohur, dr. Izet Sadiku, sot është emëruar drejtor i Shëndetësisë për komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sadiku përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, miq e dashamirë
Nga sot jam emëruar Drejtorë i Shëndetësisë në Prishtinë.
Po e falenderoj Lumir Abdixhikun për përkrahje të vazhdueshme, dhe Përparim Ramën për besimin e dhënë dhe do të jetë knaqësi që bashkarishtë të punojmë për të gjithë qytetarët e Prishtinës.
Jam i vetëdijshëm për sfidat që i ka sektori i shëndetësisë sot sidomos në kohë pandemie por gjithashtu kjo është një mundësi e mirë për ta realizuar dëshirën e kahmotshme të qytetarëve të mi që ma në fund ta kemi shërbimet sekondare te qytetit dhe konsolidimin edhe më të mirë mjekësisë familjare!
Bashkë do ia dalim!
I juaji
Izeti”, shkroi ai.
Më herët, Sadiku ishte drejtor në Klinikën Infektive.