Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çaji i kësaj bime është më i miri për reumatizmin, artritin dhe osteoporozën

Nuk rekomandohet vetëm për personat që kanë gurë në veshka

Për shkak të përbërjes së tij, bima e quajtur këputja e arave (Equisetum arvense) është një nga bimët më të vjetra të përdorura në mjekësinë popullore.

Përfitimet më të mëdha të kësaj bime, e cila quhet ndryshe edhe bishti i kalit, janë përbërja e saj – është e pasur me kalcium natyral, magnez, kalium dhe silikon, ndaj ndihmon shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Këputja e arave gjithashtu përmban flavonoide (antioksidantë) dhe një përbërje të fuqishme – saponi.

Kjo bimë apo çaji i kësaj bime rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga reumatizma, artriti, osteoporoza, sepse mund të përmirësojë elasticitetin e kyçeve dhe ndrydhjet dhe gjithashtu mund të ndihmojë me problemet e tendinave dhe ligamenteve.

Përdoret për ndalimin e gjakderdhjes, kurimin e ulcerave dhe plagëve, sëmundjet e veshkave dhe kurimin e tuberkulozit.

Krahas qëllimeve shëndetësore, këputja e arave mund të përdoret edhe në shërbim të bukurisë sepse stimulon rritjen e flokëve dhe thonjve, si dhe ndikon në shfaqjen e celulitit, sepse stimulon nxjerrjen e lëngjeve dhe toksinave të grumbulluara në trup.

Receta për çajin

Një lugë bishtkali 200 lugë hidheni në 200 ml ujë të vluar dhe ziejini për 5 minuta në temperaturë mesatare. Pas kësaj mbulojeni çajin për rreth 15 minuta, pas së cilës është e nevojshme ta kulloni.

Çaji pihet para ngrënies, me stomakun bosh. Edhe pse jashtëzakonisht i shëndetshëm, ky çaj nuk rekomandohet për personat që kanë gurë në veshka.

Youtube

Arkiva

Kategoritë