Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 29 të tjerë më post-Covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 33 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë tre pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 23 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa 11 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës, ndërsa në Spitalin e Prizrenit dhe Mitrovicës janë duke u trajtuar nga 6 pacientë, në Gjakovë janë duke u trajtuar 5 pacientë dhe në Ferizaj tre pacientë.