Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është marrë vendim për zgjatje të orarit të vaksinimit kundër COVID-19 gjatë ditëve të punës.
Orari i ri do të jetë nga ora 07:00 deri në 19:00 dhe do të hyjë në fuqi nga nesër.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës, se për arsye të rritjes së kërkesës nga qytetarët e Komunës sonë për vaksinim në mbrojtje nga Covid-19, Drejtoria e Shëndetësisë në koordinim me komitetin për vaksinim dhe sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë z. Bardiqi morën vendim që të zgjatet orari i punës në QMF 7 në Kalabri nga orari i rregullt prej 8 orësh (07:00-15:00) në orar te zgjatur prej 12 orësh (07:00-19:00) nga dita e Hënë deri të Premten, ndërsa në fundjavë (e Shtunë dhe e Diele) orari do të jetë prej orës 07:00 – 15:00. Vendimi hyn në fuqi ditën e mërkurë, me datë 12.01.2022”, thuhet në njoftim.