Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
369 pacientë janë duke marrë trajtim në Kosovë për sklerozën multiple

Neurologu, Blerim Myftiu përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në Klinikën e Neurologjisë janë duke u trajtuar 369 raste me Sklerozën Multiple.

Ai po ashtu bëri të ditur se kjo Klinikë po profilizohet dhe zgjerohet.

Gjatë vitit 2021, në këtë Njësi janë përpunuar për herë të parë 108 pacientë të udhëzuar me dyshimin për sklerozë multiple. Prej tyre 41 kanë qenë raste të reja që gjatë këtij viti janë diagnostikuar për herë të parë me sëmundjen dhe e kanë nisur trajtimin. Kurse prej rasteve të diagnostikuara në vitet paraprake, 35 sish kanë filluar të marrin trajtimin specifik sivjet. Bashkë me pacientët e përpunuar në vitin 2020, në Kosovë momentalisht për sklerozë multiple trajtim marrin gjithsej 369 pacientë, me 5 lloje të ndryshme të terapisë”, shkroi Myftiu.

Sipas Myftiut shërbimi ambulantor i kësaj njësie kujdeset që të mbajë kontakt të përditshëm me pacientët, si në shpërndarjen e rregullt mujore të terapisë ashtu edhe në këshillimin dhe adresimin e simptomave dhe shqetësimeve të pacientëve

Arritja më e madhe e kësaj njësie është krijimi i regjistrit kombëtar të pacientëve me të dhënat demografike, klinike, radiologjike dhe laboratorike, i cili regjistër siguron edhe përcjelljen afatgjatë të pacientëve me përditësimin e vazhdueshëm të të dhënave lidhur me gjendjen e tyre”, theksoi ai.

Ai me tutje shkroi se në vitin 2022 në Ditën ndërkombëtare të vetëdijesimit për sklerozën multiple, planifikojnë ta zgjerojnë në një ngjarje rajonale profesionale.

Gjatë viteve në vijim do të vazhdojë profilizimi dhe profesionalizimi i stafit të Njësisë me qëllim të shërbimit më profesional. Synimi i Klinikës së Neurologjisë është që të pajiset sa më shpejt me një laborator imunobiokimik për analizimin e lëngut trunoshpinor, si edhe zgjerimin e shërbimit elektrofiziologjik me studimin e potencialeve të evokuara“, shtoi neurologu Myftiu.

Ai në fund u shpreh krenarë për pacientët kosovarë me sklerozë multiple, të të gjitha nacionaliteteve dhe përcolli gëzime nga stafi i Klinikës së Neurologjisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë