Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Receta themelore e verës së zier, vetëm një erëz bënë dallimin!

Kënaqësi e veçantë është të shëtitës nëpër këtë të ftohtë dhe të pastaj të ndalesh dhe të pish një gotë vere te mrekullueshme të zier.

Aq më parë nëse ajo pije është bërë në mënyrë të përsosur, atëherë mund të themi që ngroh edhe shpirtin edhe trupin.

Ekzistojnë shumë variacione në temën lidhur me verën e zier, mirëpo receta themelore do të duket përafërsisht kështu:

Përbërësit: 1 paketë të vogël lëvore kanelle, 1 litër verë të kuqe, 7 xhenxhefila, 150 deri në 200 mililitra ujë, 5 deri në 7 lugë sheqer, sipas dëshirës lëvore portokalli.

Përgatitja:

Në ujë treteni sheqerin, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin dhe zieni përafërsisht derisa të avullohet gjysma e ujit. Qitni verën dhe nxeheni derisa të vlojë. Lëngun, verën e zier, shërbejeni në filxhanë të ngrohtë apo në gota me dorezë metali.

Përbërësi sekret: Nëse dëshironi që vera e zier të marrë aromë të veçantë, në të qitni disa kokrra piper të zi dhe zieni me erëzat e tjera. Piperi i zi do t’ju shërbejë edhe nëse nuk keni xhenxhefil.

Gjithashtu, me rastin e shërbimit, në filxhan qitni një fetë portokalli – do t’i japë verës shije të veçantë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë