Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës – Shërbimi i Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë në bashkëpunim me Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë është kryer një ndërhyrje e rrallë dhe e suksesshme.
“Bëhet fjalë për implantimin e pajisjes hapshënuese të përhershme artificiale të zemrës (Permanent Pacemaker) përmes venës femorale, përkatësisht v. kava inferior te një pacient me indikacion absolut për të, ku edhe pas disa tentativave nuk ishte arritur qasja standarde për këtë procedurë (nga venat e ekstremiteteve të sipërme) për shkak të deformiteteve të theksuara të krahërorit, çrregullimit të raporteve anatomike mes enëve të mëdha të gjakut dhe kalueshmërisë së tyre- të verifikuara me metoda imazherike.” , thuhet në njoftimin e ShSKUK-së
Me tutje ata bënë të ditur se kjo qasje ishte e pazakontë dhe e rrallë, por që gjithsesi ishte një zgjidhje alternative për një pacient kompleks, me indikacion vital për hapshënues artificial (pacemaker), të përshkruar edhe në literaturë.
ShSKUK bënë të ditur se ky intervenim u krye për herë të parë në QKUK, në një bashkëpunim të suksesshëm.