Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1 mijë 251.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,990 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë 789.306 qytetarë.
Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës.